Cilindrat Abloy janë fleksibël, të qëndrueshëm dhe të lehtë për t'u instaluar.Te disponueshem në një gamë të gjerë madhësish dhe dimensionesh sipas standarteve ndërkombëtare.
Me mekanizmin e mbylljes së diskut rrotullues, cilindrat Abloy janë të sigurisë së lartë, rezistente ndaj goditjeve dhe manipulimeve,mbrojtje ne kopjimin e celsave duke përmbushur kërkesat tuaja.
Ekosistem Inteligjent i Aksesit
Përputhshmëri ndër-platformë
Zgjidhja Salto XS4 Com për interfonë dere është plotësisht e integruar me platformat e kontrollit të aksesit Salto, duke krijuar një ekosistem inteligjent, të unifikuar dhe të sigurt. Kjo lidhje e avancuar mundëson menaxhim të centralizuar, funksionim pa ndërprerje dhe fleksibilitet maksimal, pavarësisht platformës që përdorni.
Ideale për hotele, rezidenca, zyra dhe ambiente komerciale, Salto XS4 Com ofron një përvojë moderne aksesimi, rrit nivelin e sigurisë dhe thjeshton administrimin ditor – gjithçka në një sistem të vetëm, të zgjuar dhe të besueshëm.
SALTO Systems zhvillon dhe prodhon zgjidhje inteligjente të kyçjes elektronike dhe të kontrollit të aksesit të avancuar dhe të besueshëm me valë që ofrojnë një jetë të përditshme më të qetë, më komode dhe të sigurt për njerëzit që përdorin sistemet tona.
Ne sjellim vlerë të shtuar për klientët tanë, duke e bërë më të lehtë vendimmarrjen dhe menaxhimin më të zgjuar të objekteve. Qëllimi ynë është që jo vetëm të jemi brenda tre kompanive më të mira në sektorin tonë në botë, por të jemi gjithashtu ofruesi juaj numër një i kontrollit elektronik inteligjent.Ne synojmë të krijojmë një ekosistem të përdoruesve, klientëve, partnerëve, bashkëpunëtorëve dhe furnitorëve me të cilët ndërtojmë marrëdhënie afatgjata, të favorshme, të udhëhequra nga afërsia, fleksibiliteti, integriteti dhe besimi.